DrisPRO / Rreth nesh

Ndërtojmë programin me të cilin bizneset punojnë çdo ditë

DrisPRO është një kompani teknologjie nga Kosova. Bëjmë një gjë: programin që e mban tërë biznesin në një vend, nga arka te kontabiliteti, për bizneset në Kosovë dhe Shqipëri.

Kush jemi

Shumë biznese punojnë me një program për arkën, një tjetër për kontabilitetin dhe Excel për gjithçka tjetër. Shifrat shkruhen dy herë, stoku nuk përputhet dhe pronari e merr vesh vonë çka po ndodh.

DrisPRO e bën të kundërtën: një program ku çdo kupon, faturë dhe pagesë regjistrohet një herë dhe shihet kudo. Arka e zbret stokun, fatura shkon në libra, dhe raporti i mëngjesit është gati pa e prekur askush.

E ndërtojmë për mënyrën si punohet këtu: me TVSH-në, deklaratat dhe rregullat e Kosovës dhe Shqipërisë, në gjuhën shqipe, dhe me një arkë që shet edhe kur bie interneti.

Emri
DrisPRO
Regjistrimi
I regjistruar në ARBK, Kosovë
Numri unik (NUI)
812498493
Fiskalizimi
Në proces në ATK
Klientët
Mbi 50 biznese në Kosovë dhe mbi 270 në Ballkan e Evropë
Telefoni
+383 49 641 885, çdo ditë 08:00–23:00
Email
[email protected]
Ku punojmë
Kosovë, Shqipëri, Ballkan dhe Evropë
Programi
Windows, Mac, Android, iPhone dhe çdo shfletues

Si punojmë

Një program biznesi nuk blihet një herë. Punohet me të çdo ditë, prandaj këto janë rregullat tona.

Programi përmirësohet vazhdimisht

Përditësimet vijnë vetë, edhe te klientët me server të vetin. Nuk paguani për "versionin e ri" dhe nuk prisni një vit për një ndryshim.

Kërkesat e klientëve hyjnë në program

Çdo klient i dërgon kërkesat e veta nga brenda programit. Ato që u duhen shumë bizneseve bëhen pjesë e DrisPRO për të gjithë.

Të dhënat janë tuajat

Ju zgjidhni ku rrinë: në cloud ose në serverin tuaj. Kopjet rezervë bëhen vetë çdo natë, dhe çdo raport del në Excel ose PDF.

Programi e përgatit, njeriu e vendos

DrisPRO i bën vetë punët e përsëritura, por çdo gjë që prek paratë, ligjin ose mallin pret që një njeri ta konfirmojë.

Mësohet pa kurse

Çdo faqe shpjegon çfarë bën, dhe çdo punëtor ka trajnimin e rolit të vet brenda programit, nga arkëtari te kontabilisti.

Teknologji e sotme

Asistent me inteligjencë artificiale që përgjigjet nga të dhënat tuaja, lexim i faturave nga fotoja, dhe punë nga kompjuteri ose telefoni.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëhen më së shumti.

Çka është DrisPRO?

DrisPRO është një program për drejtimin e biznesit: arka (POS), stoku, blerjet, shitjet, kontabiliteti dhe pagat, të lidhura mes tyre në një vend.

Për cilat biznese është?

Për markete dhe supermarkete, restorante dhe kafene, shumicë dhe distribucion, prodhim, shërbime, hotele, sallone, klinika, autoservise dhe palestra.

A punon arka pa internet?

Po. Arka vazhdon të shesë edhe kur bie interneti, dhe kur kthehet lidhja çdo kupon dërgohet vetë.

Ku ruhen të dhënat?

Ju zgjidhni: në cloud ose në serverin tuaj. Kopjet rezervë bëhen vetë çdo natë.

Si kalohet nga një program tjetër?

Me hapa brenda DrisPRO: fillimisht të dhënat bazë nga Excel-i, pastaj gjendja në ditën e kalimit, dhe në fund krahasimi i totaleve me programin e vjetër.

Si është gjendja me fiskalizimin?

DrisPRO është në proces të fiskalizimit në ATK. Kur procesi të përfundojë, do ta shpallim këtu.

Shikojeni me të dhënat e biznesit tuaj

Na tregoni kush jeni. Ju thërrasim dhe përgatisim një demonstrim me një biznes si i juaji.

Kërko demo