Një arkë e shpejtë, që nuk ndalet
Arkëtari skanon dhe shet. Gjithçka tjetër ndodh vetë.
- Shitja vazhdon edhe pa internet; kur kthehet lidhja, çdo kupon dërgohet vetë
- Promocione, peshore dhe karta besnikërie, pa punë me dorë
- Mbyllja e arkës me çdo diferencë të shpjeguar
Stoku i saktë në çdo dyqan
Sa ka, ku është dhe çka duhet porositur, pa numëruar me letër.
- Skanoni një artikull dhe shihni sa ka secila njësi
- Transferi mes dyqaneve me një kërkesë, që tjetri e miraton
- Numërimi me telefon, me dy veta kur duhet siguri
Kontabiliteti bëhet vetë
Kontabilisti kontrollon, nuk shtyp të dhëna.
- Çdo kupon, faturë dhe pranim malli regjistrohet në libra në çast
- Librat e TVSH-së gati çdo ditë, jo në fund të muajit
- Fatura e furnitorit lexohet nga një foto
Furnitorët dhe blerësit, të lidhur
DrisPRO Rrjeti i lidh kompanitë që blejnë dhe shesin mes vete.
- Porosia shkon te furnitori pa telefon dhe kthehet si faturë
- Furnitori sheh stokun e artikujve të vet te ju, kur ia lejoni
- Kthimet, bonuset dhe promocionet e dakorduara në një vend